INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alar Band, i nxjerrin të palarat  Eva Alikajt në emision [FOTO]

Alar Band, i nxjerrin të palarat Eva Alikajt në emision [FOTO]

Publikuar më: 13:01 20-02-2018

Alar Band kanë qenë të ftuar në emisionin "Chaud Patate" në NRG radio.

Aty djemtë nuk kanë folur vetëm për muzikën, por edhe për eksperiencën që patën me pjesëmarrjen në ‘C’est la Vie’ . Ata ndoshta u treguan më të sinqertë seç duhet dhe zbuluan disa detaje që nuk diheshin në lidhje me partneren e tyre në konkurim, aktoren Eva Alikaj. 

Djemtë thanë se e duan shumë Evën, pavarësisht se ajo i kishte “çmendur” pak me preferencat e saj muzikore.
“Ja kaluam shumë bukur te “C’est la Vie”, përveçse Eva na çmendi me ato këngët. Marrëdhënia me të ishte shumë, shumë, shumë e mirë, por zgjidhte këngë nga ato, post Enver Hoxha”,- thanë ata duke qeshur. Ndërsa, kur u pyetën për disa nga prapaskenat e spektaklit Alar Band kujtuan sërish partneren e tyre, Evën.

“Eva gjithmonë para se të dilte në skenë, po mos të ikte 20 herë në tualet dhe po të mos e merrnim ne me autoporlant “Evaaaa… ku je se kemi rradhën, o Eva?” . “Jam në tualet, po vij”, thoshte. Të gjithë mendonin se ajo ikte se vuante nga veshkat, por në të vërtetë ajo këndonte në tualet”,- u shprehën ata duke i thënë: "Eva të duam shumë, bëmë shaka deri tani."

sdgdghth.png

hnyjy.png

yiuykj.png

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126