INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohet se është pjesë e bandës së grabitësve në Rinas, ''gruaja'' flet në Skype nga Gjermania

Akuzohet se është pjesë e bandës së grabitësve në Rinas, ''gruaja'' flet në Skype nga Gjermania

Publikuar më: 10:10 26-04-2019

Ditët e fundit qarkulloi në media lajmi për një grua e cila dyshohej se kishte lidhje me grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit.

Gruaja, me identitet E. Bici, fotoja e të cilës gjendet tashmë në rrjet, jeton në Gjermani prej disa muajsh dhe nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e parave.

Klan plus ka zbuluar se kjo grua quhet Elona Bici nga Elbasani e ditëlindjes 1988 dhe aktualisht jeton në Gjermani.

Në një intervistë me skype Elona e sqaron që ndodhet në Gjermani që prej nëntorit të 2018.

Ajo ka sqaruar se nuk ka fare lidhje me grabitjen e Rinasit dhe se nuk është një punonjëse policie siç është aluduar në media.

'Do të merren avokatët me këtë punë, është minimalja që mund të bej, është shpifje, përdorim identiteti dhe prishje imazhi', u shpreh Elona.

Ndërkohë policia nuk kishte shpërndarë zyrtarisht as foton dhe as identitetin e Elona Bicit.

e_bicii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022408962249756