INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohet për korrupsion, mosha shpëton pronarin e ‘Kristal’

Akuzohet për korrupsion, mosha shpëton pronarin e ‘Kristal’

Publikuar më: 15:03 08-03-2018

Ahmet Muça pronari i universitetit Kristal i cili u arrestua pak ditë më parë lë qelinë e burgut. Këtë të enjte Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Muça akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat.

Masa e sigurisë e kërkuar nga Prokuroria ishte pikërisht “arrest shtëpie”, kjo pasi Muça është mbi moshën 70 vjeç dhe kjo kërkesë u pranua nga gjykata.

Ish-pronari i Kristal u mbrojt në gjyq nga avokati Theodhori Sollaku.

Dy ditë më parë, drejtoria e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan Muçën në kushtet e flagrancës duke i dorëzuar nje shtetaseje një diplome të nivelit “Bachelor”, dega “Drejtesi”, kundrejt marrjes së një vlere monetare.

Ndërsa një ditë më parë Ministria e Arsimit konfirmoi se nuk është regjistruar asnjë diplomë e lëshuar pas mbylljes së Universitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936