INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohen se kanë ushtruar ''dhunë'' ndaj efektivëve të policisë, nën hetim 6 ish-deputetë të PD

Akuzohen se kanë ushtruar ''dhunë'' ndaj efektivëve të policisë, nën hetim 6 ish-deputetë të PD

Publikuar më: 13:22 28-05-2019

Ka nisur një procedim penal ndaj 6 ish-deputetëve të PD, pasi sipas Prokurorisë ata kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.

Prokuroria disponon pamjet që tregojnë sesi Flamur Noka se bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliun, Xhemal Gjunkshi, Anton Frrokaj hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektiveve të policisë, shkruan TopChannel.

Ne lidhje me këtë rast Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim.

Bëhet e ditur se ky hetim ka filluar pas protestës së datës 16 shkurtit.

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917