INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e SHBA-së në OKB, reagon Moska: ''Kjo është e egër nga pikëpamja e ligjshmërisë, do të...''

Akuzat e SHBA-së në OKB, reagon Moska: ''Kjo është e egër nga pikëpamja e ligjshmërisë, do të...''

Publikuar më: 20:55 10-04-2018

Tensionet në kulm mes Rusisë dhe SHBA-së. Pas përplasjes së djeshme ne OKB, ku SHBA e akuzoi Rusinë se i ka duart me gjak fëmijësh ne Siri dhe pak pas paralajmërimeve për sanksione shtesë ndaj Rusisë, vjen reagimi i fortë i Putinit.

Pasi Trump njoftoi se do te ketë një sërë sanksionesh të ashpra, Kremlini i pergjigjet Uashingtonit, duke e paralajmëruar se po vepron në kundërshtim me “çdo gjë dhe gjithçka”, rapotojnë mediat e huaja.

Rusia lëshoi deklaratën e fortë pasi SHBA njoftoi se do te ketë masa shtesë kundër Vladimir Putinit, në një kohë që Rusia ballafaqohet me polemika në Evropë dhe Lindjen e Mesme transmeton Panorama.com.al

Moska zyrtare deklaroi: “Kjo është e egër nga pikëpamja e ligjshmërisë dhe shkel çdo gjë dhe gjithçka”. Kremlini tha se ata ishin duke konsideruar “një larmi opsionesh”, si “kërcënim” ndaj Donald Trump dhe administratës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësi presidencial Dmitri Peskov theksoi: “Ky është një fenomen mjaft i ri dhe ne po shohim ndikimet negativ. Natyrisht, duhet kohë për ta analizuar atë, për të kuptuar shkallën e dëmit të vërtetë dhe për të punuar për hapat për të përmirësuar situatën sa më shumë që të jetë e mundur”- tha ai.

Situata tensionohet pak pasi Rusia ballafaqohet me dënimin në Britani të Madhe dhe Siri. Kremlini vazhdon të mohojë se ishte përgjegjës për tentativën e vrasjes së ish-spiunit Sergei Skripal në Salisbury dhe vajzës së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652