INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU u tërheq vëmendjen bizneseve që importojnë plehra kimike U vendos kushte si dhe shton kontrollet

AKU u tërheq vëmendjen bizneseve që importojnë plehra kimike U vendos kushte si dhe shton kontrollet

Publikuar më: 20:40 20-03-2018

Shqetësimet e mëdha të fermerëve në lidhje me vendosjen në treg të plehrave të përdorimit për bujqësinë me cilësi të ulët, të cilat janë të paregjistruara nga Komisioni i regjistrimit dhe pa etiketim në gjuhën shqipe, ka bërë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) të shtojë kontrollet për të gjithë operatorët e biznesit që importojnë plehra kimike të përdorimit në bujqësi. Kontrolle të shumta janë bërë në të gjitha pikat e kalimit doganor si dhe në terren për të identifikuar shkeljet dhe duke i ndëshkuar ata sipas rastit.

AKU i është drejtuar me një shkresë zyrtare 64 operatorëve të biznesit, të cilët importojnë plehra kimike në Shqipëri. Kjo shkresë u vë në vëmendje kërkesat rregullatore si kusht i pakalueshëm i lejimit ose jo të importit të tyre.

Ndalohen plehra të cilat nuk kanë emërtimin “EC FERTILIZER”, lejohen të importohen në vendin tonë vetëm nëse janë te regjistruara nga Komisioni i Regjistrimit, i cili funksionon në MBZHR si dhe të gjitha tipet e plehrave të përdorimit për bujqësinë që lejohen të importohen në vendin tonë duhet të jenë të pajisura me dokumentacionin shoqërues, si certifikatën e origjinës, certifikatën e analizës, si dhe etiketën në gjuhën shqipe, e cila duhet të jetë e stampuar në ambalazhin bazë.

Me qëllimin për të garantuar cilësi të lartë të plehrave kimikë në treg, AKU u bën thirrje fermerëve në vendin tonë që në rast se konstatojnë shkelje të sipërpërmendura, të drejtohen Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nëpërmjet emailit zyrtar [email protected] dhe numrave të saj të kontaktit në faqen zyrtare www.aku.gov.al.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432