INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU gjobit tre subjekte. Tregtonin qumësht e mish jashtë standardeve

AKU gjobit tre subjekte. Tregtonin qumësht e mish jashtë standardeve

Publikuar më: 10:33 10-08-2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon aksionet duke ushtruar kontrolle për subjektet që neglizhojnë rregullat e sigurisë ushqimore duke vënë në rrezik jetën e konsumatorëve. Këtë herë janë kontrolluar fugonët që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius. Për sa më sipër, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin. Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200 mijë lekë.

2.jpgAutoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cenojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë. Gjithashtu bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

1.jpg

4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027670860290527