INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU bllokon 962 kg mish, mbyllen 8 aktivitete

AKU bllokon 962 kg mish, mbyllen 8 aktivitete

Publikuar më: 17:18 19-10-2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në 17 ditët e para të muajit tetor ka kryer 181 inspektime për stabilimentet e produkteve shtazore.

Nga kontrollet kanë rezultuar disa shkelje, ndërsa janë vendosur 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 962.1 kg mish.

Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij janë kryer 44 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 24 paralajmërime, 5 masa administrative me gjobë me vlerën 700 000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht.

“Subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë: Alb Orka dhe Rrok Uka në qytetin e Tiranës, Dylaver Suma në Dibër, Nexhip Cezma në Korçë, Sali Rustem Buci në Durrës, Netil Dalipi, Edmond Saraçi dhe Aldo Poroçani në Elbasan, të cilët janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish.

Ndërsa për stabilimentin e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij subjekti Pëllumb Xhanari në Fier” njofton AKU.

Article Logic
Execution time: 0.0027639865875244