INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e njohur ironizon Donald Trump [FOTO / VIDEO]

Aktorja e njohur ironizon Donald Trump [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 13:56 08-06-2016

Transformimi i fundit fizik i aktores së njophur  për një rol ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Madje ka rrëmbyer edhe vëmëndjen e vetë deklaratave guximtare të kandidatit për President  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.  Pikërisht këto deklarata të tij e kanë bërë këtë të fundit që të vihet shpesh në shënjestër të kritikave, ironive dhe së fundi  edhe të imitimeve.

Këtë herë Trump  ka qenë pre e ironisë së aktores Meryl Streep e cila gjatë një feste të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në New  York, u shndërrua në Donald Trump. Fituesja e çmimeve Oscar së bashku me aktoren Christine Baranski, e cila imitonte Hillary Clinton, kënduan “Brush Up Your Shakespeare” duet ky të cilin zakonisht e kanë sjellë dy meshkuj.

Sipas New York Times, Trump në versionin e Streep ishte edhe më interesant dhe më i besueshëm gjithashtu. Ia vlen ta përmendim që Meryl Streep është përkrahëse e zjarrtë e Hillary Clinton në këtë rast?

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213