INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e famshme Amanda Cerny përshëndet Shqipërinë kështu [FOTO]

Aktorja e famshme Amanda Cerny përshëndet Shqipërinë kështu [FOTO]

Publikuar më: 18:35 02-10-2017

Me siguri nuk iu ka shpëtuar ndonjë nga videot e saj gazmore në YouTube apo Vine, apo Instagrami i saj që ka mbi 17.5 milionë ndjekës ose ndoshta e keni parë si modele të Playboy kohë më parë. Sido që të jetë, emri i Amanda Cerny është tepër i njohur nëpër botë.

Bukuroshja 26-vjeçare është bërë kohët e fundit mjaft aktive (sidomos në rrjetet sociale), në ndihmë të familjeve dhe viktimave të prekur nga uragani Maria në Porto Riko. Si pjesëmarrëse dhe themeluese e fushatës së GoFundMe, Power Angles Puerto Rico, ajo së bashku me grupin e saj organizuan të shtunën e kaluar në Times Square në New York, një mbledhje ku çdokush që jepte një kontribut përfitonte një selfie.

Pa humbur rastin, edhe Greik Kadriu (student për shkenca kompjuterike në City University of New York) një fans i saj nga Shqipëria ndau me të një selfie, ku Amanda e buzëqeshur i përshëndet të gjithë me simbolin e shqiponjës. Ndër të tjera nga gjithë ato foto qe kishin shpërndarë fansat, vetem kjo foto ishte hedhur llogarinë e saj në Twitter.

11.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875