INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chelsea Handler, nudo për Reese Witherspoon

Chelsea Handler, nudo për Reese Witherspoon

Publikuar më: 15:30 23-03-2016

Të jesh një nga emrat më të rëndësishëm në Hollywood, sigurisht që bën të të mos kthehet fjala kur vjen puna tek ftesat e dërguara për ditëlindje.

Fituesja e Oskarit, Reese Witherspoon ka mbushur 40 vjeç të dielën dhe për këtë ka mbledhur fytyrat më të famshme nga bota e filmit dhe televizionit për të festuar në Warwick, në Los Angelos.

Mikja e saj e vjetër Jenifer Aniston, Kate Hudson, Taylor Swift, Courtney Cox, Matthew McConaughey dhe Nicole Kidman kanë qenë vetëm disa nga të ftuarit Vip.

Taylor Swift është ngjitur në skenë për të përshëndetur me këngën e saj “Shake it off”.  Ndërsa Reese ka kënduar këngën “Sweet Home Alabama” nga filmi i saj me po të njëjtin titull i 2002-it.

Por, modestisë së kësaj ditëlindjeje, i ka “dhuruar” ekstravagancë pa kursim një nga mikeshat e Reese. “E veshur lakuriq” ka qenë  “kostumi” që Chelsea  ka zgjedhur për ta uruar aktoren për 40 vjetorin e lindjes.

Ajo ka pozuar para pasqyrës ndërsa mbante veshur vetëm një palë çorape të zeza duke mbuluar pjesën intime. Kjo nuk është hera e parë që Chelsea e shohim nudo pasi ajo e ka zakon të postojë rregullisht foto të kësaj natyre në llogarinë e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869