INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori shqiptar rrëfen momentin kur u bë baba: 'Gati sa nuk më ra të fikët' [FOTO]

Aktori shqiptar rrëfen momentin kur u bë baba: 'Gati sa nuk më ra të fikët' [FOTO]

Publikuar më: 23:03 02-04-2019

Aktori, Visjan Ukcenaj, i ftuar te ‘Rudina’ ka rrëfyer momentin më të rëndësishëm të jetës, ardhjen në jetë të djalit të tij 7 muaj më parë.

Ai plot emocione ka treguar përjetimin e atij çasti duke i qendruar pranë bashkëshortes.

‘Mua, gati sa nuk më ra të fikët, kur Divin po vinte në jetë. Asistova gjatë lindjes, por nuk e përballoja dot emocionin. Një nga doktoreshat po mbante situatën nën kontroll, sepse unë thuajse e humba fare. I gjithë procesi i lindjes ka zgjatur rreth 10 minuta, por ishim në siklet, sepse djali ishte me dy kordona rreth qafës dhe kjo ishte e rrezikshme për të. Por Jona kishte vendosur të lindte vetë dhe me gjithë këtë, ia doli mbanë’, tha aktori.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Visjani i dedikoi një këngë djalit të tij 7-muajsh, Divinit.

640-0-5ca38e293ce5a.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668