INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i preferuar shqiptar u gjet i pajetë në makinën e tij, zbulohet e vërteta! Ja si u nda nga jeta [FOTO]

Aktori i preferuar shqiptar u gjet i pajetë në makinën e tij, zbulohet e vërteta! Ja si u nda nga jeta [FOTO]

Publikuar më: 19:28 02-08-2018

Aktori nga Kosova Arti Kurti në datën 23 prill u gjet i vdekur në makinën e tij. Humbja e tij i pikëlloi familjarët, kolegët, miqtë dhe fansat e aktorit. Ndërkohë policia kishte nisur hetimet për të mësuar nëse bëhej fjalë për vrasje apo vetëvrasje.

Mirëpo muaj pas asaj dite tragjike, Prokuroria e Gjakovës ka zbuluar sot se aktori 23-vjeçar ka kryer vetëvrasje.

“Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, MA 18-112 të datës 24.04.2018 dhe pas marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, AKF/2018-1695/2018-1601 të datë 14.06.2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp të Prokurorisë së Gjakovës.

art12.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779