INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laert Vasili: Ja pse

Laert Vasili: Ja pse "Brusko" është sukses i garantuar në Shqipëri

Publikuar më: 13:03 28-09-2017

Laert Vasili është regjisori dhe aktori që jemi mësuar ta shohim mes shumë sfidash të ndryshme si dhe me shumë çmime të rëndësishme që vlerësojnë atë. Ai është vlerësuar me disa çmime të para në festivale të ndryshme ndërkombëtare gjithashtu ka qene pjese e serialeve greke si dhe ka realizuar dhe 30 role në teatër. Laerti ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe është diplomuar në Akademinë e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë në vitin 1997 aty ku edhe është shpallur edhe si njeriu i vitit.

Për këtë herë Laerti ka vendosur të ndaje me INTv  mendimet e tij për serialin më të ri që fillon në datën 2 teotor në ekranin e televizionit IN. “Brusko” quhet seriali që pritet të ketë impakt të madh tek shoqëria e sotme si dhe të shumtë kanë qenë personat që dëshirojnë këtë serial në INTv. I ftuar në emisionin “Kolaudim” Laerti tregon se “Brusko” është një ndër serialet me të suksesshëm në Greqi dhe se ishte një ndër më të veçantët. Ai tregoi se pse do e veçonte serialin “Brusko” nga serialet e tjera duke treguar se  ka një kast vërtet shumë të zgjedhur si dhe skenaristi dhe regjizori janë më të mirët në Greqi si dhe sepse ky serial trajton nje teme sa te hershme por edhe bashkekohore, dashurine e dy te rinjve te cilet për shkak të familjeve të tyre me tradita të forta nuk mund të shijojnë dashurinë e tyrë. “Brusko” është telenovela e parë që arrin të tejkalojë kufijtë e gadishullit ballkanik dhe së shpejti në 2 tetor shfaqet për herë të parë në Shqipëri në INtv.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723