INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i njohur Keanu Reeves është i vetmi deri më sot që ka bërë këtë veprim kaq të veçantë. Një duartrokitje për të!

Aktori i njohur Keanu Reeves është i vetmi deri më sot që ka bërë këtë veprim kaq të veçantë. Një duartrokitje për të!

Publikuar më: 12:38 10-10-2018
Një nga rubrikat e emisionit të pasdites “ IN Traffic” në IN Radio 105.7 është edhe “Positive Vibes”, ku tregohen çdo ditë një histori suksesi, pra vështirësitë e dikujt për të arritur gjërat që ka dëshiruar gjithmonë dhe për të treguar se asgjë nuk është e pamundur.
Këtë herë ishte përzgjedhur, aktori me famë ndërkombëtare, Keanu Reeves. 
 
1.Në vitin 1999, Keanu Reeves u bë i famshëm për rolin e tij në filmin,” The Matrix”.
2. Babai i tij u largua nga familja e tyre, kur ishte vetem 3 vjec.
3. Keanu ndoqi 4 shkolla të ndryshme të mesme dhe luftoi me disleksinë. Përfundimisht, sipas intv.al ai u largua nga shkolla e mesme pa fituar një diplomë, megjithëse përmes dëshirës, ai është një lexues i zjarrtë tani.
4. Ne moshen 23-vjeçare, shoku i tij më i afërt Phoenix, vdiq nga një mbidozë e drogës. 
5. Ne vitin,1998 Keanu u takua me Jennifer Syme. Kur ajo ishte shtatzënë, pas tetë muajsh, fëmija i tyre lindi i vdekur.
6. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre. 18 muaj më vonë, Syme humbi jetën në një aksident me makinë.
7. Në vitin 2006, Reeves tha për “Parade Magazine” se: "Hidhërimi ndryshon formën, por kurrë nuk përfundon". Ky  është një mësim që ne të gjithë do të mësojmë. 
8. Ai eshtë i njohur në Hollywood si aktori më bemirës. Paraja është gjëja e fundit që mendoj. “Unë mund të jetoj tashmë për shekujt e ardhshëm ".
9. Pas sukseseve të “The Matrix” Reeves dha 80 milionë dollarë të fitimeve prej 114 milionë dollarësh për ata qe kontribuan në filmin e tij, perfshirë edhe stafin që ka bërë make up-in aktorëve, sanitareve etj.Një veprim që askush nuk e ka bërë deri më sot nga vipat kudo në botë. Një duartrokitje për të! Bravo!
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424