INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i njohur akuzohet për përdhunimin e tre vajzave të reja [FOTO]

Aktori i njohur akuzohet për përdhunimin e tre vajzave të reja [FOTO]

Publikuar më: 13:29 18-06-2020

Aktori amerikan Danyy Masterson është arrestuar në Los Angeles nën akuzën e përdhunimit të tre grave në mesin e viteve 2001 dhe 2003. Ai akuzohet për përdhunimin e një 23 vjeçare në janar të 2001, një 28 vjeçare në prill të 2003 dhe një 23 vjeçare tjetër në shtëpinë e saj në Hollivud. Avokati i Masterson, Tom Tomere u shpreh në një deklaratë se klienti i tij është i pafajshëm.

‘Z. Masterson është i pafajshëm dhe ne kemi besim se ai do të shfajsohet kur të gjitha provat të dalin përfundimisht në dritë dhe dëshmitarët të kenë mundësinë të dëshmojnë’, tha ai.

Kujtojmë se në vitin 2017, Masterson u largua nga një tjetër serial pasi katër gra e akuzuan atë për dhunë. Ai u lirua me kusht pasi pagoi 3 milion dollarë.

Masterson u bë i njohur për publikun, pasi ishte një ndër pratogonistët e serialit shumë të famshëm ‘That ’70s Show’, ku luan rolin e Steven Hyde.

ddd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826