INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i 'Harry Potter' po bëhet baba për herë të parë!

Aktori i 'Harry Potter' po bëhet baba për herë të parë!

Publikuar më: 14:30 11-04-2020

Nëse e keni parë serialin e famshëm “Harry Potter”, me siguri ju duket sikur ishte dje hera u fundit që u “ndatë” me personazhet.

Mirëpo, koha ka kaluar për të gjithë dhe bota është habitur nga lajmi i papritur se aktori i treshes së famshme tek “Harry Potter”, Ron Weasley, do të bëhet baba për herë të parë.

Ai është i pari nga aktorët e kastit të filmit që po pret fëmijën e tij të parë dhe kjo na bëri të kuptojmë se po plakemi!

Weasley dhe partnerja e tij, Georgia Groome, e kanë pranuar vetë lajmin e pritjes së ëmbël, madje aktorja është fotografuar me barkun e rrumbullakosur.

Ende nuk është zbuluar gjinia e bebushit apo në cilin muaj të shtatzënisë është Groome, megjithatë ne po presim me padurim të zbulojmë nëse foshnja do të jetë vajzë apo djalë.

Dyshja po shijon prej vitesh historinë e dashurisë të cilën e kanë mbajtur të fshehtë nga mediat, ndërsa fansat besojnë se ata kanë qenë të lidhur që në vitin 2011..

image-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891