INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i famshëm turk ndahet nga e dashura dhe kjo është ARSYEJA!

Aktori i famshëm turk ndahet nga e dashura dhe kjo është ARSYEJA!

Publikuar më: 16:29 03-06-2020

Aktori turk Çaglar Ertugrul është shumë i njohur në vendin tonë falë roleve në serialet “Zonja Fazilet dhe të bijat” apo “A vjen më pas dashuria”.

Aktori është shumë i komentuar për jetën private dhe prej tre vitesh ai ishte në një lidhje me Kayla Manukyan.

Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat”, ku Kayla puntonte si asistente kostumografie.

Çifti ishin bashkë prej 3 vitesh, por sipas mediave turke nuk e kanë përballuar dot karantinën bashkë.

Bëhet e ditur se Çaglar dhe Kayla i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Aktori e ka lënë shtëpinë ku ata jetonin së bashku dhe është kthyer në familjen e tij.

Çifti ishin përfolur edhe për një martesë, por Çaglar preferoi të mos i komentonte këto zëra.

A337758D-2DD5-4246-B3B0-8DBB1E3701B5-244x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602