INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni antikanabis në Tropojë. Arrestohet 1 person, ndiqet penalisht kryeplaku

Aksioni antikanabis në Tropojë. Arrestohet 1 person, ndiqet penalisht kryeplaku

Publikuar më: 11:24 09-09-2016

Aksionet antianabis të shtrira në Tropojë kanë bërë të mundur arrestimin e një personi ndërsa janë proceduar penalisht 2 të tjerë, ku njëri prej tyre kryeplak i fshatit. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë aksionit të uniformave blu janë asgjesuar, nëpërmjet djegjes, 514  bimë narkotike, ndërsa është arrestuar në flagrancë 55 vjeçari Gjergj Ulndreaj. Gjithashtu gjatë kontrollit të policisë është sekuestruar një armë zjarri e tipit kallashnikov.
Njoftimi i Policisë:
“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Gjonpepaj në afërsi të banesave të shtetasve Gjergj Ulndreaj dhe shtetasit D.D., u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 134 rrënjë bimë narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D.D., në ambientet e brendshme ju gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatik.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Gjergj Ulndreaj, 55 vjeç, banues në fshatin Gjonpepja, Tropojë. Neni 284.
Si dhe u proceduan penalisht shtetasit:
-D.D., 82 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë. Neni 278.
-Gj.D., 58 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë, me funksion Kryeplak i fshatit Gjonpepaj. Neni 300.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vranë, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 380 rrënjë bimë narkotike . Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609