INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksion në Itali! Shkatërrohet banda, arrestohen 12 persona mes tyre dhe shqiptarë

Aksion në Itali! Shkatërrohet banda, arrestohen 12 persona mes tyre dhe shqiptarë

Publikuar më: 09:05 19-07-2019

Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë 12 persona, italianë dhe shqiptarë të akuzuar për grupim të strukturuar kriminal në trafikimin e narkotikëve.

Të arrestuarit dyshohet se kishin ngritur një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia e Messinës zbuloi se grupi kishte aktivitet të gjerë kryesisht në lagjen e njohur të qytetit “Mangialupi”, ndërsa ata ishin të pajisur edhe me armë, shkruajnë mediat italiane.

Grupi merrej me trafikimin e drogëva të forta, kryesiosht të llojit kokainë. Ndërsa si[pas autoriteve ata ishin nën hetim prej disa muajsh.

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917