INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksion mes pushuesve në Sarandë/ Ja sesi policia liron plazhet publike [VIDEO]

Aksion mes pushuesve në Sarandë/ Ja sesi policia liron plazhet publike [VIDEO]

Publikuar më: 15:23 02-08-2019

Rreth 4000 m2 plazh janë liruar këtë të premte nga policia në Ksamil. Ndërsa janë proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh të cilët ushtronin aktivitet në kundërshtim me ligjin dhe kishin zaptuar hapësirat publike në interes të tyre.

Sic thuhet në njoftim, është finalizuar operacioni “Plazh i lirë”, zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Komisariati i Policisë Sarandë, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier, në bashkëpunim edhe me Bashkinë Sarandë.

Gjatë ditës së sotme, si rezultat i operacionit janë hequr nga Policia rreth 960 shezlongë, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve, çdo hapësirë publike, të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

Article Logic
Execution time: 0.0028948783874512