INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentohet makina ku udhëtonin 4 adoleshentë, humb jetën 15-vjeçari

Aksidentohet makina ku udhëtonin 4 adoleshentë, humb jetën 15-vjeçari

Publikuar më: 17:21 17-09-2017

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën sot një 15-vjeçari. Mjeti i drejtuar nga një 15-vjeçar ku udhëtonin dhe 3 të tjerë të mitur humbi kontrollin duke dal nga rruga. Ngjarja ndodhi në rrugën 'Donald Trump', në Kamëz, ku si pasojë e një aksidentit humbi jetën njëri nga pasagjerët. Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i mjetit, një tjetër 15 vjeçar, humbi kontrollin e mjetit në të cilin kishte si pasagjerë tre të mitur, të cilët kanë pësuar lëndime. I plagosuri humbi jetën rrugës për në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721