INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti tragjik ju mori jetën dy fëmijëve, arrestohen 2 punonjës të ARRSH

Aksidenti tragjik ju mori jetën dy fëmijëve, arrestohen 2 punonjës të ARRSH

Publikuar më: 16:56 12-05-2016

Prokuroria e Kavajës urdhërroi arrestimin e dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor të Shqipërisë. Mesditën e së enjtes mësohet se dy zyrtarët e ARRSH janë ndaluar pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Të ndaluarit janë Dritan Fejzo, Drejtor Juridik në Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Bib Gjomakaj, Drejtor Rajonal i Autoritetit Rrugor Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka lidhje me aksidentin tragjik në Kavajë javën e kaluar ku humbën jetën dy fëmijë të mitur
Organi i akuzës ashtu sikurse edhe ekspertë rrugorë mendojnë se aksidenti nuk do të kishte këtë bilanc tragjik, nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndërprerë.
Si pasojë e përlasjes së fortë, barrierat prej metali kanë përshkuar mes përmes automjetin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy fëmijëve të saj, 5 dhe 3 vjeç, të cilët ndodheshin në sedilen e pasme të makinës. Ndërsa vetë 24-vjeçarja dhe fëmija tjetër vetëm 1 vjeç kanë mbetur të plagosur lehtë pa pasoja.

Article Logic
Execution time: 0.0017428398132324