INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti TRAGJIK i mori jetën vëllait, por si po e përballon Gjesti këtë humbje? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

Aksidenti TRAGJIK i mori jetën vëllait, por si po e përballon Gjesti këtë humbje? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

Publikuar më: 13:35 12-11-2025

DJ Gimbo, një nga miqtë më të ngushtë të Besart Kelmendit, i njohur si ‘Gjesti’, ka treguar së fundmi pak për gjendjen në të cilën ndodhet këngëtari, i cili vetëm pak kohë më parë humbi vëllain e tij në moshën 15-vjeçare.

I pyetur në një intervistë nëse ‘e ka marrë sado pak vetën Gjesti’, DJ tregoi se tashmë Gjesti është pak më mirë.

“Është më mirë emocionalisht, po kalon më shumë kohë me familjen. Momentalisht nuk është keq, mirë është,” u shpreh ai në ‘Canape’.

Kujtojmë që vëllai i Gjestit, Elidon Kelmendi, humbi jetën 2-muaj më parë, më 26 shtator, teksa nga një aksident me motor mbeti i vdekur në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047