INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti në Vorë, ç'ndodhi në autostradë? Viktima e paidentifikuar për shkak të dëmtimeve

Aksidenti në Vorë, ç'ndodhi në autostradë? Viktima e paidentifikuar për shkak të dëmtimeve

Publikuar më: 11:46 14-07-2019

Një aksident ndodhi paraditen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet doli nga rruga dhe u përplas me bordurën ndarëse, duke i shkaktuar vdekjen një gruaje, e cila ishte pasagjere në automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes pasagjerja e mjetit ka marrë dëmtimeve të rënda dhe ende nuk është identifikuar.

Ndërsa drejtuesi i mjetit 28-vjeçari me inicialet A.K është në gjendje kritike për jetën.

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, teksa një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues 28-vjeçarin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499