INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti i rëndë në Tepelenë, dalin EMRAT e viktimave dhe të plagosurve

Aksidenti i rëndë në Tepelenë, dalin EMRAT e viktimave dhe të plagosurve

Publikuar më: 14:46 21-03-2019

Zbulohen identitetet e 9 personave të plagosur nga aksidenti i sotëm në aksin rrugor Memaliaj-Krahas.

Gjatë aksidentit janë përplasur një automjet tip “Volkswagen” me autobusin e linjës Sarandë-Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës Sokol Brahimi 28 vjeç dhe pasagjerja, e fejuara e tij Shqiponja Xhafa 18 vjeçe. 

Dy të rinjtë janë transportuar me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Për fat të keq 18 vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se krahas dy të rinjve që udhëtonin me automjetin, kanë mbetur të plagosur edhe shtatë pasagjerë të autobusit.
Ata janë: Endrikejd Kapa, 17 vjeçc, Syrja Brahimi, 54 vjeç, Petrit Rrapaj, 56 vjeç, Hanko Mara, 52 vjeç, Zengjin Sina, 62 vjeç, Fatmir Selfaj, 60 vjeç dhe Robert Aliko, 55 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777