INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident tragjik në Levan-Tepelenë/ Ka viktima dhe të plagosur!

Aksident tragjik në Levan-Tepelenë/ Ka viktima dhe të plagosur!

Publikuar më: 19:57 06-01-2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në autostradën Levan-Tepelenë. Raportohet se  të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë mendohet të jenë plagosur, në një aksident të shumëfishtë, ku janë përfshirë dy makina dhe një motor. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele (6 janar) në fshatin Varibob, kur një automjet u përplas me një motor.

Mësohet se pasagjerët e autobusit kanë zbritur për të parë aksidentin e sapondodhur, por për fatin e tyre të keq në atë moment një tjetër automjet ka marrë përpara të paktën 6 persona duke rënduar kështu bilancin e të plagosurve.

Menjëherë pas incidentit të dytë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi pasagjerët e autobusit. Dy viktimat e aksidentit në aksidentin që ka ndodhur në Levan-Tepelenë janë Durim Lamaj  55 vjeç dhe Fetah Shahaj, 64 vjeç.

Pas aksidentit të rëndë në aksin rrugor, Levan-Tepelenë, ka ardhur dhe një reagim nga Policia. Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se numri i viktimave është 2, ndërsa të plagosur janë 5.

“Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L, 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier si edhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë”, shton Policia në njoftimin e saj.

NJOFTIMI I PLOTË

Në datën 06.01.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibob”, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L, 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier si edhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të plagosur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215