INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKSIDENT NË FIER/ Benzi merr përpara motorin, humb jetën një person [EMRI]

AKSIDENT NË FIER/ Benzi merr përpara motorin, humb jetën një person [EMRI]

Publikuar më: 15:31 02-03-2019

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në vendin e njohur si” Zogu i Zi” në qytetin e Fierit. Mësohet se një person me motoçiklete është përplasur nga një automjet tip Benz në kryqëzimin e lagjes “Apolonia”. Ndonëse i është dhënë ndihma e parë drejtuesit të motoçikletës, ai ka mbërritur i vdekur në spital.

Viktima është identifikuar si Petraq Shyqermeja.

NJOFTIMI I POLICISE

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N.M u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201