INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident në Elbasan, dy makina kokë me kokë me njëra-tjetrën shkaktojnë 4 të plagosur

Aksident në Elbasan, dy makina kokë me kokë me njëra-tjetrën shkaktojnë 4 të plagosur

Publikuar më: 21:48 05-09-2019

Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan si pasojë e një aksidenti rrugor ku janë përfshirë dy mjete.

Raportohet se një mjet tip Mercedes Benz GL është përplasur me një mjet tjetër tip Ford, ndërsa të plagosur kanë mbetur katër shtetas. Nuk dihet ende si është gjendja e tyre, dhe as nëse të katërt personat e plagosur kanë qenë në mjetet që u përplasën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277