INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident me pasojë vdekjen në Kavajë, autori largohet nga vendngjarja

Aksident me pasojë vdekjen në Kavajë, autori largohet nga vendngjarja

Publikuar më: 22:23 12-02-2019

Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Burime nga policia raportojnë se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:50, në qendër të qytetit. Bëhet me dije se mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin Ç. B., rreth 35 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij. Viktima është identifikuar si Çaush Ballabani, i cili ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi, me një biçiklete.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893