INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë në Tropojë/ Humb jetën një 9 vjeçar, plagosen të tjerë

Aksident i rëndë në Tropojë/ Humb jetën një 9 vjeçar, plagosen të tjerë

Publikuar më: 16:22 21-07-2019

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Bajram Curri – Sopot, pranë Cërrnicës.

Raportohet se një fëmijë 9-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale B.Ç, Z.M, A.Ç, A.Ç dhe H.L.

9-vjeçari me inicialet E.Ç u nis drejt spitalit të Bajram Currit por ka ndërruar jetë rrugës si pasojë e plagëve të rënda.

Mësohet se dy mjetet e përplasura me njëra-tjetrën janë tip “Benz” dhe “Toyota”. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152