INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë me 3 të plagosur në Elbasan-Tiranë, mes tyre një fëmijë 5-vjeç

Aksident i rëndë me 3 të plagosur në Elbasan-Tiranë, mes tyre një fëmijë 5-vjeç

Publikuar më: 21:36 06-12-2018

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Tiranë, pranë fshatit Mamël. Sipas policisë “mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.”.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, të tre banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0032360553741455