INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë. Makina përplas 12-vjeçarin në rrugë

Aksident i rëndë. Makina përplas 12-vjeçarin në rrugë

Publikuar më: 17:34 31-07-2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Drithas-Maliq, ku një automjet i tipit “Toyota” ka përplasur një këmbësor 12-vjeçar . Policia bën me dije se 12 vjeçari me iniciale S.M, është aksidentuar duke ecur në rrugë pasditen e së hënës. Ai është transportuar për në Spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale G.B, është shoqëruar në ambientet e komisariatit për të dhënë sqarime për ngjarjen. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0039770603179932