INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akoma pa filluar, LUANA thyen rekord me aplikimet e spektaklit më të ri që do nisë së shpejti, ja ç’ka ndodhur

Akoma pa filluar, LUANA thyen rekord me aplikimet e spektaklit më të ri që do nisë së shpejti, ja ç’ka ndodhur

Publikuar më: 15:29 17-04-2023

Vetëm 4 ditë kanë kaluar nga hapja e aplikimeve të programit “Reality Dating Show”-t më të famshëm dhe më të komentuar në botë, “Love Island, që këtë herë vjen për herë të parë në Shqipëri nga televizioni Klan dhe nga autorja e moderatorja Luana Vjollca ndërsa në rrjet është bërë nami.

Shifra rekord dhe audienca po arrin kulmin për spektaklin e shumëpritur. Mbi 30 mijë persona beqarë të interesuar në linkun zyrtar të aplikimit të “Love Island Albania”, i cili është “loveisland.tvklan.al”

Vetëm një klikim larg dhe ju mund të aplikoni për të qenë pjesë e këtij formati gjigant, ku ne mund t’iu zbulojmë se kanë appikuar jo vetëm të rinj plot pasion dhe gati për aventurën më të bukur që i pret, por edhe personazhe “influencers” shqiptarë që pëlqehen nga të gjithë sot, kanë aplikuar.

Jo vetëm nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe shumë të rinj shqiptarë nga Italia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut, Greqia, Zvicra edhe Franca. Janë këto Top10 vendet nga ku kanë aplikuar këta të rinj vetëm për “Love Island Albania”.

Mos harroni: Nën drejtimin e Luana Vjollcës ju pret një aventurë e jashtëzakonshme, së shpejti në Tv Klan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035297870635986