INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Akoma kam FRIKË!' Pjesë e filmit horror 'Dead Trigger', Bleonën zor se do e shihnit kështu ndonjëherë [FOTO]

'Akoma kam FRIKË!' Pjesë e filmit horror 'Dead Trigger', Bleonën zor se do e shihnit kështu ndonjëherë [FOTO]

Publikuar më: 12:29 05-10-2019

Tashmë nuk është më i panjohur suksesi i saj në industrinë e filmave amerikanë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Bleona Qereti, e cila është angazhuar prej kohësh me role të ndryshme në filma. I vetmi projekt ku nuk e kemi parë Bleonën është filmi i zhanrit horror. Por me anë të një njoftimi në ‘Instagram’, këngëtarja ka zbuluar se së fundmi ka xhiruar edhe një film të tillë. Madje ajo shprehet se filmat horrorë i ka patur gjithmonë frikë.

“Kur xhirova këtë film shpresova që do të mund të kaloja frikën prej filmave horrorë. Jo! Ende frikësohem, edhe pse tani e kam të qartë mënyrën se si bëhen ata”, shkruan ajo në videon ku shfaqen pjesë nga filmi.

Bleonën nuk e kemi parë kurrë kështu, por edhe pse e transformuar ajo mbetet sërish një nga femrat më të bukura.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041208267211914