INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Akili rrëfen momentet më të vështira të jetës në BBVK, zbulon borxhet që e rënduan

Akili rrëfen momentet më të vështira të jetës në BBVK, zbulon borxhet që e rënduan

Publikuar më: 12:15 10-11-2026

Aktori i “Portokalli”, Akili, ka ndarë me banorët e Big Brother Vip Kosova5 dhe publikun një histori personale, duke treguar vështirësitë financiare me të cilat është përballur përpara se të bëhej pjesë e reality show-t.

Gjatë rrëfimit, ai tregoi se është djali i vetëm në familje dhe ka tri motra, ndërsa përgjegjësitë e punës i ka marrë përsipër që në moshë të hershme.

Akili zbuloi se para hyrjes në shtëpinë e BBVK-së kishte përjetuar një rënie të madhe financiare, duke u gjendur në një situatë shumë të vështirë.

“Jam djalë i vetëm, kam tri motra. Kam punuar shumë herët. Para se të vija këtu, pësova rënie të mëdha, e gjeta veten shumë keq. Ndihem shumë keq, sikur i kam braktisur të shtëpisë”, u shpreh ai.