INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akademia e Shkencave nderon me Çmimin e Karrierës Ismail Kadare

Akademia e Shkencave nderon me Çmimin e Karrierës Ismail Kadare

Publikuar më: 15:58 12-04-2018

Akademia e Shkencave nderon me çmim një ndër emrat më në zë të letërsisë bashkëkohore botërore, Ismail Kadare.

Kadare, njëherazi anëtar i Akademisë së Shkencave dhe shumë herë kandidat për çmimin Nobel, ka marrë Çmimin e Karrierës nga juria e ASH. Shkrimtarit iu dha ky çmim në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për karrierën e tij të gjatë krijuese dhe Akademike.

Çmimi do t’i dorëzohet me një ceremoni solemne nga Akademia e Shkencave, akademikut e shkrimtarit të madh Kadare. Vitin e kaluar , çmimi i karrierës iu dorëzua akademikut të shquar kosovar IDRIZ AJETI, i cili festoi 100 vjetorin e lindjes.

Article Logic
Execution time: 0.0041840076446533