INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Aja" di edhe të repojë, ja reperi i saj i preferuar [VIDEO]

Publikuar më: 17:48 08-11-2016

E kemi parë të imitojë një sërë personazhesh publikë e nga jeta e përditshme, por nuk e keni parë kurrë të repojë.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur të humorit, Rudina Dembacaj e cila sot në "Fun Day" ka shpalosur edhe një tjetër talent të saj.

"Kur punoja në Al Pazar u fiksova një periudhë kohe pas këngëve të Ledri Vulës dhe Dafina Zeqirit dhe i dija të gjitha këngët e tyre", ka thënë aktorja. Moderatorja Fatma Methasani i ka kërkuar asaj të këndojë një këngë të reperit kosovar dhe ajo nuk ka ngurruar të thotë jo... Madje "Aja" ka thënë se statusi i saj i fundit në WhatsApp është " T'kallëzoj 50 hijet e mia", bashkëpunimi i fundit i Ledrit me kantautorin Flori Mumajesi...

Ndër të tjera Rudina Dembacaj ka thënë se i ka munguar shumë skena dhe publiku i saj, por kjo shkëputje për të ka qenë shumë e nevojshme.

"Gjatë kësaj shkëputjeje kam krijuar shumë personazhe të rinj, sepse kam takuar njerëz që më kanë inspiruar. Mezi pres të rikthehem", është shprehur ajo. Pas një muaji ajo do të sjellë një jetë edhe vajzën e saj të parë.

Article Logic
Execution time: 0.001816987991333