INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Air Albania’, mësoni kur do të nisin fluturimet në Aeroportin e Rinasit

‘Air Albania’, mësoni kur do të nisin fluturimet në Aeroportin e Rinasit

Publikuar më: 11:52 23-11-2018

Në janar të 2019 nisin fluturimet e Air Albania nga Aeroporti i Rinasit. Lajmin e dha Atashehu tregtar I Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Halis Kaya në një forum që organizoi në Tiranë Dhoma Turke e Tregtisë (ATSO) ne Tiranë. Atashehu tregtar lajmëron se palët kontraktore janë duke sqaruar disa detaje teknike, pasi ne kishim planifikuar qe fluturimet të nisnin që më 2018.

Sakaq kompania ka kaluar testet provë të fluturimeve.
Në 16 qershor të këtij viti, Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Qeveria njoftoi se krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për shqiptarët që të preknin disa destinacione me çmime të ulëta duke e konsideruar veten si një linjë “low cost”.
Në fakt testet e fluturimeve janë bërë me disa fluturime drejt Turqisë dhe jo vetëm. Në fakt për këto teste janë zgjedhur disa kategori, si të moshuarit, shtesat e varfra por dhe gazetarët.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557