Të gjithë mund ta dallonim nga larg Sergio Aguero-n në ndeshjen kundër Manchester United, pasi flokët ngjyrë platini ishin më të veçantët në fushën e lojës.
Gjithashtu me golin e tij, Aguero u bë pjesë e derbit duke u bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola në derbi, me 8 të të tilla, po aq sa Wayne Rooney.
Pavarësisht performancës, Pep Guardiola nuk ka lënë pa e kritikuar lojtarin.
I pyetur nga gazetarët, se çfarë i kishte thënë Guardiola në dhomat e zhveshjes, Aguero u përgjigj: ”Më tha që nuk i ka pëlqyer ngjyra e flokëve”.