INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agron Llakaj ndan sekretet profesionale me Gentin në Man's Life

Agron Llakaj ndan sekretet profesionale me Gentin në Man's Life

Publikuar më: 18:51 13-02-2016

I ftuar këtë javë në rubrikën Man's Life të emisionit IN Life ishte aktori i njohur i humorit,  Agron Llakaj.

Për kënaqësinë e të gjithë të ftuarve por edhe të prezantuesi i rubrikës Genti Deçka , i cili i tregoi Agronit që ishte rritur me humorin dhe batutat e tij. Në këtë mënyrë mund të thuhet se më i fituar nga të gjithe duket se ka dalë vetë Genti pasi artisti 55 vjeçar i tregoi disa sekrete profesionale. Ai ndau stilin e tij të të imituarit të personazheve dhe dha disa këshilla shumë interesante, të cilat sic tha dhe vetë Llakaj nuk mund të përcillen lehtësisht pasi kërkojnë përvojën profesionale për t’u perfeksionuar. Sigurisht që Genti ka qenë gjithë sy e veshë pasi si aktor i Teatrit Kombëtar çdo këshillë e dhënë nga një aktor me eksperiencë shumëvjeçare është më se e vlefshme.

Videon e plotë e gjeni në kanalin IN Tv Albania në Youtube, nën emrin Man’s Life – Agron Llakaj

Article Logic
Execution time: 0.0018420219421387