INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agnesa Hadërgjonaj prezanton partnerin e saj të ri: 'Duke parë kujtimet e vjetra ...' [FOTO]

Agnesa Hadërgjonaj prezanton partnerin e saj të ri: 'Duke parë kujtimet e vjetra ...' [FOTO]

Publikuar më: 18:34 26-03-2020

Një vit më parë, vajza e këngëtares Albërije Hadërgjonaj, Agnesa, i dha fund martesës së saj.

Ajo u divorcua me ish-bashkëshortin me të cilin ka një vajzë, ndërsa së fundmi na ka prezantuar me partnerin e ri.

Duket se Agnesa e ka gjetur sërish dashurinë, madje nuk ka ngurruar të ndajë foto me të në Instagram.

Këto ditë izolimi, ajo ka vendosur t’i kthehet kujtimeve të vjetra dhe ka ndarë në profilin e saj disa foto me partnerin.

Ai është 27-vjeç dhe quhet Valdrin Seci.

Çifti shfaqet në momente intime në pozat gjatë pushimeve të tyre, ndërsa Agnesa shkruan krahas postimit:

“Duke parë kujtimet e vjetra derisa të mbarojë karantina, për të krijuar të reja.❤️”

Ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, mirëpo ende nuk e dimë prej sa kohësh ka nisur romanca e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038068294525146