INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agjenti nervor 'Novichok' godet sërish, një polic përfundon në spital

Agjenti nervor 'Novichok' godet sërish, një polic përfundon në spital

Publikuar më: 13:29 08-07-2018

Një oficer britanik është shtruar në spital i helmuar me të njëjtën substancë “Novichok’’ashtu si çifti britanik.  Sipas zëdhënësit të Spitalit në Qarkun e Salisbury-it, oficeri është transportuar menjëherë në Spitalin e Qarkut Salisbury, megjithatë ai konfirmoi se rreziku për publikun mbetet i ulët. Helmimi vjen pas rastit të çiftit Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley dhe autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar ia atribuan simptomat e tyre ekspozimit ndaj të njëjtës substancë.  Dy shtetasit britanik u gjetën në qyetetin Amesbury, i cili ndodhet vetëm shtatë kilometra nga Salisbury, aty ku ish-agjenti rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia, u helmuan nga i njëjti agjent nervor në muajin mars. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera perëndimore akuzuan Rusinë për helmimin e Skripal, ende nuk ka prova se Rusia ishte e përfshirë në sulm. Vetë Moska zyrtare ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje dhe ka ofruar bashkëpunimin e saj të plotë në këtë hetim.

Article Logic
Execution time: 0.0042579174041748