INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lajme të këqia: Mot i keq nuk do ndalet! [VIDEO]

Publikuar më: 13:07 08-11-2016

Një lajm i keq për vendin tonë vjen nga Agjencia Europiane e Parashikimit të Stuhive e cila njofton se do të ketë përkeqësim të motit në të gjithë Europën. Thuajse të gjitha vendet do të goditen nga rreshje të shumta edhe gjatë ditëve në vijim.
Ndër shtetet më të rrezikuara janë Shqipëria dhe Greqia ku alarmi sipas 'ESTOFEX' është i Kategorisë 2.
Sipas parashikimit vendi ynë pritet të goditet nga erëra të forta, rreshje të shumta shiu, breshër dhe tornado.
Po dhe sinoptikanët shqiptarë japin lajme të këqia për ditët në vijim. Sipas Meteoalb kjo pasdite do të jetë më e qetë se pjesa e parë e ditës, por rreshjet dhe stuhitë e forta do të rikthehen në mbrëmje dhe në mesnatë. Shirat do të intesifikohen kryesisht në zonat qëndrore dhe jugore të vendit.
Qytetet më problematike do të jenë Shkodra, Puka, Lezha, Tirana, Durrësi, Gjirokastra dhe Saranda, ku rreshjet do bien me intensitet të lartë, me shira nga 80 deri 100 mm.
Shirat me intensitet do të vazhdojnë të mërkurën, të enjten edhe të premten.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771