INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Afrona dhe Blero kurorëzohen në martesë, ja pamjet dhe detajet nga dasma që na mrekulluan

Afrona dhe Blero kurorëzohen në martesë, ja pamjet dhe detajet nga dasma që na mrekulluan

Publikuar më: 18:08 22-09-2019

Afrona Dika dhe Blero i dhanë fund beqarisë ditën e djeshme, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Dyshja e njohur kishin organizuar një dasmë të madhe për të festuar bashkë me të afërmit për dashurinë e tyre.

Dasma nisi me ceremoninë e martesës, ku Afrona dhe Blero u betuan për dashuri të përjetshme.

Më pas e gjithë mbrëmja vazhdoi brenda një resorti dhe atmosfera në dasmën e çiftit ka qenë shumë e zjarrtë. Kolegë të Bleros si Ylli Limani, Sabri Fejzuahu, Bensik Qaka, Shkurte Gashi etj, u kujdesën që të mbanin gjallë gjithë energjinë pozitive. Gjatë mbrëmjes Afrona ka marrë dhe një dhuratë shumë të bukur nga Blero, një këngë dedikuar vetëm asaj. Nga pamjet e publikuara duket se ky moment ka qenë mjaft emocionues për çiftin, sidomos për

Afronën që nuk ka mundur të mbajë dot lotët.

Më pas mbrëmja ka vazhduar me një kërcim sensual në rërën e plazhit, duke qenë se ata vendosën të celebroheshin në Shëngjin.Vetë çifti duket se e kanë shijuar shumë dasmën e tyre dhe në videot e fotot e shumta në rrjete sociale kjo gjë mund të dallohet shumë lehtë.

Afrona dhe Blero kishin disa vite që jetonin larg njëri-tjetrit, por tashmë pas dasmës pritet të nisin një jetë të re si burrë e grua në Kosovë.

 69905823_881642298873103_8878942600992010451_n.jpg

71114759_511719999652661_3714366443032274172_n.jpg

69117977_560125831395278_1928235944715708809_n.jpg

70248902_158915345192084_6168292127938197788_n.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771