INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adrola Dushi tregon ëndrrën e saj të madhe: ‘’Dua një familje si një skuadër futbolli…’’

Adrola Dushi tregon ëndrrën e saj të madhe: ‘’Dua një familje si një skuadër futbolli…’’

Publikuar më: 20:41 14-07-2019

Adrola Dushi padyshim është e njohur për shqiptarët si një nga modelet më të suksesshme brenda vendit, por edhe ndërkombëtarisht.

Modelja preferon që jetën e saj ta mbajë private. Dimë se është mamaja e një djali i quajtur Troi, të cilin ajo e dashuron shumë dhe nuk lë rast pa shfrytëzuar për të publikuar foto simpatike me të.

Në një intervistë të fundit për “Prive”, modelja shqiptare ka zbuluar 10 gjërat që publiku me siguri nuk i di për të dhe ndër to ishte dhe ajo që Adrola e quajti “ëndrra e saj më e madhe”.

“E kam ëndërr që një ditë kur të jem stabilizuar, se tani nuk jam më e stabilizuar në jetën time, të kem sa më shumë fëmijë, një skuadër futbolli, 10 fëmijë dua të kem dhe shpresoj shumë t’i kem, dasht Zoti.”- u shpreh ajo. E gjithë kjo dëshirë vjen për shkak të marrëdhënies shumë të bukur me të birin, Troin.

Ne i urojmë Adrolës sa më shumë fat në këtë endërr të sajën, por duhet thënë se realizimi do të jetë mjaft i vështirë.

troi.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543