INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Adrola Dushi nuk i përmban deklaratat romantike ndaj Capital T

Adrola Dushi nuk i përmban deklaratat romantike ndaj Capital T

Publikuar më: 14:12 08-10-2026

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka shprehur hapur mbështetjen dhe krenarinë për partnerin e saj reperin Capital T emri i vërtet i të cilit është Trim Ademi, me anë të një postimi romantik, pas vendimit të tij për të ndërprerë përkohësisht koncertet përgjatë këtij viti.

Përmes një mesazhi të gjatë dhe reflektues në rrjetet sociale, Capital T njoftoi se ka vendosur të bëjë një pauzë nga skena, duke e konsideruar këtë shkëputje të domosdoshme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

Artisti bëri me dije se përjashtimi i vetëm do të jetë me \"Wine & Stories of Berat\", i cili do të mbetet koncerti i tij i vetëm për këtë vit. Në reflektimin e tij, reperi u ndal te rrugëtimi i tij 20-vjeçar në muzikë, si dhe te situatat e vështira që po kalon shoqëria, duke theksuar se muzika dhe festa nuk mund të jenë krejtësisht të shkëputura nga realiteti rrethues.

Ky vendim domethënës mori menjëherë përkrahjen e plotë të Adrolës. Modelja e ripostoi deklaratën e partnerit të saj në InstaStory, duke bashkangjitur një mesazh të shkurtër por mjaft plot dashuri: “Ky është mashkulli im. Jam shumë krenare!\"