INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adoleshentja e tallur nga shokët shfaqet me 126 shoqërues në mbrëmjen e shkollës[VIDEO]

Adoleshentja e tallur nga shokët shfaqet me 126 shoqërues në mbrëmjen e shkollës[VIDEO]

Publikuar më: 13:35 02-07-2018

Një vajzë adoleshente e ngacmuar nga nxënësit e tjerë bëri një hyrje madhështore në mbrëmjen e shkollës së saj. Ajo mbërri në ambientet e shkollës e shoqëruar nga më shumë se 120 motoçiklistë. Chloe Robson, 16 vjeç, është’ torturuar’ dhe tallur që nga mosha shtatë vjeçare për shkak të shëndetit të saj. Adoleshentja nga Qarku Durham në Angli ishte e shqetësuar për mbrëmjen e fundvitit. Xhaxhai i saj vendosi të mbështeste mbesën. Duke organizuar paraqitjen e saj në festë. Grant Robson, 42 vjeç, drejton grupin mbështetës “Bikers Against Bullies” që u vjen në ndihmë personave të prekur nga fenomeni i bulizmit . Ai organizoi 126 motoçikleta për të përcjellë Chloen në ngjarjen e madhe. Ata e shoqëruan makinën gjatë gjithë rrugës deri sa mbërriti në shkollë. Pamjet e mbërritjes së saj të pabesueshme, 16-vjeçarja shihet duke dalë nga një makinë. Ndërsa zbret ajo duartrokitet nga mësuesit dhe familjet e nxënësve të tjerë. "Ishte një moment i papërshkrueshëm. Miqtë e mi të gjithë vrapuan dhe thanë uau. Ngacmimi kishte një efekt të keq më bëri të ndihesha e përjashtuar dhe vetëm”-tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051