INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adoleshentët e matur jetojnë më gjatë. Të pasigurtët  dhe impulsivët rrezikohen nga vdekja e parakohshme

Adoleshentët e matur jetojnë më gjatë. Të pasigurtët dhe impulsivët rrezikohen nga vdekja e parakohshme

Publikuar më: 12:54 21-11-2018

Adoleshentët e rregullt që janë të pjekur, të qetë, të ndjeshëm dhe të kulturuar kanë më shumë gjasa që të jetojnë deri në pleqëri. Pasiguria dhe impulsiviteti te një adoleshent mund të çojnë në ato që konsiderohen 'zakonet e këqija shëndetit', të cilat ndikojnë në sistemin imun të një personi dhe në problemet e zemrës me kalimin e kohës. Shkencëtarët nga Universiteti i Rochester, në Nju Jork, analizuan 26.845 nxënës të shkollave që ishin pjesë e grupit të shkollave të mesme 'Projekt Talent'. Bëhet fjalë për një studim mbarëkombëtar ku merrnin pjesë pesë për qind e të gjitha shkollave në SHBA. Në vitin 1960, këta nxënës përfunduan një studim që vlerësoi nëse kishin tipare të personalitetit që janë përshkruar si 'të rëndësishme për suksesin e jetës'. Kohëzgjatja e studimit u shtri në 48 vjet. Pjesëmarrësit u ndoqën më pas deri në vitin 2009. 13 për qind e atyre që ishin pjesë e ‘Projekt talent’ gati 50 dekada më parë kishin vdekur. Tiparet e marra në studim ishin: gjakftohtësia, ndjeshmëria ndaj të tjerëve, të qenit udhëheqës, energjik, i shoqërueshëm, i kulturuar dhe i matur.
Duke marr në konsideratë faktorë të tillë si mosha e nxënësve, edukimi prindëror dhe të ardhurat familjare, rezultatet sugjerojnë se adoleshentët e rregullt dhe të matur kanë më shumë gjasa të jetojnë mbi 60 vjet. Ndërsa ata që janë shumë impulsiv janë më të rrezikuar nga një vdekje e hershme. Studiuesit u habitën nga gjetjet e tyre, sepse ata prisnin që shkolla e mesme të ishte 'një kohë e zhvillimit të personalitetit dhe aftësisë', me tipare adoleshente që veniten me moshën. Sipas tyre shkolla mund të sinjalizojë fillimin e tipareve "mbrojtëse" që më pas forcohen gjatë viteve. Këto tipare kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e një të riu në jetën e mëvonshme. Ky është studimi i parë që zbulon ndikimin e temperamentit të një të riu në rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0039122104644775