INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adelina Tahiri një nënë tipike shqiptare! Zbuloni detajin që ka zgjedhur për të larguar ''syrin e keq''! [FOTO]

Adelina Tahiri një nënë tipike shqiptare! Zbuloni detajin që ka zgjedhur për të larguar ''syrin e keq''! [FOTO]

Publikuar më: 20:30 18-09-2018

Këngëtarja Adelina Tahiri vetëm pak javë më parë u bë nënë për herë të parë e një djali. Në festën që mbajti pak ditë para lindjes, Adelina na zbuloi edhe emrin e vogëlushit të saj, Jon. Siç duket ajo po i shijon shumë ditët e para të mëmësisë dhe ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku ka postuar foto të ndryshme të djalit të saj.

Në një postim të bërë së fundmi Adelina ka publikuar foto të krevatit të vogëlushit dhe ajo që vihet re është një sy i kaltër i varur. Meqenëse Jon sapo ka ardhur në jetë vizitat në shtëpinë e saj do të jenë të shumta dhe të gjithë do e kenë vëmendjen tek ai. Për këtë arsye Adelina ka marrë masat duke përdorur simbole që largojnë ‘syrin e keq’.

def.png

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646